0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Interi triumfon në derbin ndaj Lazios

Më të lexuarat

Interi ka mposhtur Lazion si mysafir në kuadër të xhiros së 35-të në Serie A me rezultat 2 me 1.
 
Skuadra e Roberto Mancinit nisi më dobët ndeshjen duke pësuar pas vetëm tetë minutash lojë. Antonio Candreva realizoi pas pasimit të Felipe Andersonit për epërsinë e Lazios.
 
Pas këtij goli gjithçka u kthye kundër Lazios së Lorik Canës dhe Etrit Berishës.
 
Mauricio u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 24-të dhe vetëm dy minuta më vonë Hernanes barazoi rezultatin.
 
Në pjesën e dytë Lazio humbi edhe një lojtarë pasi portieri Federico Marcheti u largua me karton të kuq në minutën e 61-të. Ai shkaktoi penalti, por rastin nga pika e bardhë të Mauro Icardit e mohoi portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha.
 
Kur pritej që Berisha të shpallej heroi i Lazios, Hernanes arriti golin e dytë personal për të siguruar fitoren e Interit. Ai realizoi në minutën e 84-të për fitoren e 13-të të Interit.
 
Tani skuadra e Interit është e shtata në tabelë me 52 pikë, dy më pak se Sampdoria që zë pozitën e gjashtë në tabelë. Lazio nuk shfrytëzon rastin për të kaluar në pozitën e dytë dhe tani mbetet akoma një pikë prapa Romës.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit