Shumë herë është thënë që Serbia nuk do të mund të hyj në BE pa e njohur Kosovën dhe se BE-ja nuk është e gatshme ta importoj një Qipro të dytë brenda familjes së saj. Por, sot sinjale krejt tjera vijnë nga zyrtar shumë të lartë të BE-së.
Ministri për çështje evropiane i Danimarkës, Nicolai Wammen, vendi i të cilit mban presidencën e BE-së, e i cili po qëndron në Kosovë ka thënë se nuk është e nevojshme njohja e Kosovës që Serbia të bëhet anëtare e BE-së.
“Lidhur me çështjen e Serbisë, një gjë është esenciale që Kosova dhe Serbia duhet të kenë normalizim të marrëdhënieve.
A është kusht njohja e Kosovës nga ana e Serbisë për tu anëtarësuar apo jo në BE, jo nuk është. Por, normalizimi i marrëdhënieve është çështje kyçe që duhet plotësuar” ka thënë Wammen.
Ai ka shtuar se BE-ja nuk është duke luajtur me Kosovën ashtu siç Kosova nuk është duke luajtur me BE-në.
Nga ana tjetër, Ministrja e Integrimeve Vlora Çitaku ka thënë se ka përfunduar koha e veprimeve të një anshme nga ana e Kosovës. Ajo ka kërkuar nga Brukseli që të jetë më i shpejt karshi proceseve integruese.kohaislame