-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Përmbytjet morën mbi 100 jetë, a ka dështuar mbrojtja civile në Gjermani? Alarmi u dha në aplikacion

Më të lexuarat

Stuhia nisi gjatë orëve të natës duke zënë në befasi me mijëra njerëz. Forca dhe presioni i ujit i bllokoi në bodrumet e shtëpive. Më shumë se 100 të vdekur dhe qindra të tjerë të zhdukur janë raportuar deri tani nga autoritetet në Gjermani.

Po çfarë ndodhi me sistemet paralajmëruese për dukuri të tilla? A kishte pasur një paralajmërim nga meteorologët?

Mediat gjermane citojnë të dhënat nga sistemi europian i Paralajmërimit të Përmbytjeve i cili kishte lëshuar një paralajmërim ekstrem në fillim të javës.

Në revistën gjermane “Politico”, Hannah Cloke nga Universiteti i mirënjohur Britanik i Leximit ngre akuza serioze kundër kontrollit të katastrofës në Gjermani dhe rajonet fqinje: Shkalla e lartë e vdekjeve është një “dështim i konsiderueshëm i sistemit”.

Ajo shprehet se nëse njerëzit do ishin evakuuar nga zonat e rrezikuara do kishim një numër shumë të vogël viktimash.

Autoriteti kompetent është Zyra Federale për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmën e Katastrofave (BBK), e cila është në varësi të Ministrisë së Brendshme. Ndër të tjera, BBK ka operuar me aplikacionin paralajmërues NINA që nga viti 2015, i cili ka për qëllim të sigurojë paralajmërime të shpejta në rast katastrofe.

Aplikacioni ka për qëllim të përmbushë paralajmërimin përmes sistemesh të tilla si sirena, njoftime të altoparlantëve dhe mesazhe në radio dhe, sipas autoriteteve lokale në rajonin e katastrofës, ka pasur paralajmërime.

Por ekziston një tjetër pyetje: Kush i përdor këto aplikacione? Të moshuarit ose personat me aftësi të kufizuara nuk janë të prirur të jenë aktivë në të tilla aplikacione. Sirenat, njoftimet e altropolantëve dhe format e tjera të komunikimit do kishin qenë akoma më efikase.

Që nga 20 shtatori i vitit të kaluar ishte bërë e qartë se Gjermania kishte një problem me sistemin e alarmit. Në ditën e paralajmërimit, përdoruesit e aplikacionit “Nina” u njoftuan se do të marrin një mesazh provë në orën 11 por asgjë nuk ndodhi.

Zyra federale për kontrollin e katastrofave pranoi dështimin duke theksuar se ishte një problem teknik.

Zyrtari kryesor i Gjermanisë për mbrojtjen nga katastrofat, presidenti i BBK Christoph Unger, u largua dhe Ministri Federal i Brendshëm Horst Seehofer caktoi ekspertin e brendshëm të CDU Armin Schuster si pasardhësin e tij.

Në mars Seehofer premtoi të “forcojë mbrojtjen civile në Gjermani” dhe “riorganizojë BBK.” Me 88 milion euro, qeveria federale do të mbështeste shtetet federale “në ngritjen e një rrjeti sirenë”. m.v/abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit