1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Athinë: edhe prift e kryqe kundër vaksinimit të detyrueshëm

Më të lexuarat

Më shumë se 5,000 protestues u mblodhën dje kundër vaksinimit COVID para parlamentit grek në Athinë.

Ata bërtisnin: “Merrni vaksinat tuaja dhe dilni nga këtu”, si një thirrje ndaj kryeministrit Kyriakos Mitsotakis që të jepte dorëheqjen.

“Çdo person ka të drejtë të zgjedhë dhe ne zgjedhim që qeveria të mos na vaksinojë,” tha kardiologu Faidon Vovolis, udhëheqës i lëvizjes “Përsëri i Lirë”, i cili ishte ai që bëri thirrje për protestë para parlamentit. Krah tij u gjendën dhe priftërinj, ndërkohë që në protestë u mbajtën dhe kryqe veç flamujve kombëtarë.

grcka_protest1
grcka_protesti
grcka_protesti2

Lëvizja kundërshton masat e ashpra të qeverisë kundër pandemisë dhe Vovolis i konsideron kërkime të diskutueshme shkencore ato në lidhje me vaksinat dhe mbajtjen e maskave. Kjo ishte protesta më e madhe në Greqi kundër programit të vaksinimit.

Rreth 41 përqind e grekëve janë vaksinuar plotësisht me të dyja dozat dhe të hënën qeveria urdhëroi vaksinat e detyrueshme për punonjësit shëndetësorë dhe punonjësit e shtëpive të pleqve.

Gjithashtu, një studim i fundit nga kompania amerikane Pulse tregoi se shumica e grekëve do të vaksinohen dhe se vaksinimi duhet të jetë i detyrueshëm për një popullatë të caktuar.

Ndërkohëm dje në Greqi u regjistruan 3,000 infeksione të reja. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit