1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

DISA STATISTIKA INTERESANTE TË EURO 2020

Më të lexuarat

Kampionati Evropian Euro 2020 ishte protagonistë i disa ngjarjeve tejet interesante, duke filluar nga kolapsi në fushë i yllit të Danimarkës Christian Eriksen, e deri tek finalja e madhe mes Italisë e Anglisë, të cilën e fituan “Azzurët” me ndihmën e penalltive.

E gjatë këtij Kampionati Evropian, në kuadër të statistikave janë shënuar gjithsej 142 gola, ku 61 prej tyre u shënuan me këmbën e djathtë, 43 me këmbën e majtë, 27 sosh u shënuan me kokë, dhe 11 ishin autogola, përcjell KosovaPress.

Nga loja e hapur u shënuan 132 gola krahas nëntë golave që u shënuan nga penalltia, kurse vetëm një gol është shënuar nga gjuajtja e lirë.

Sa i përket penalltive, 16 sosh janë akorduar nga gjyqtarët gjatë Euro 2020, ku nëntë sosh janë konkretizuar në mënyrë të suksesshme, pesë janë pritur nga portierët dhe vetëm dy sosh nuk kanë qenë drejt kuadratit të portës.

Goli i parë i këtij Kampionati Evropian ishte autogoli i mbrojtësit turk Merih Demiral, i cili e shënoi në ndeshjen e parë hapëse të Euro 2020 kundër Italisë, kurse goli i fundit ishte ai i Leonardo Bonuccit në finale kundër Anglisë.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit