9.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Raportohet se të paktën 12 policë janë plagosur në Kumanovë (Foto)

Më të lexuarat

Kanë pushuar të shtënat në qytetin e Kumanovës dhe aktualisht situata është e qetë. Jo zyrtarisht njoftohet për 12 policë te plagosur që janë dërguar në Qendrën Klinike në Shkup.

Derisa banorë që banojnë afër Qendrës klinike në Shkup, kanë thënë se në orët e mëngjesit janë dëgjuar sirenat e veturave të emergjencës që kanë arritur në Klinikë.

Sipas tyre policia ka urdhëruar taksistët që të largohen prej para qendrës klinike, andaj supozohet që kanë sjellë të lënduar ose eventualisht viktima nga luftimet në Kumanovë.

Informacionin për largimin e taksistëve e kanë konfirmuar edhe disa kolegë gazetarë qe gjenden tek Klinika, por të cilëve nuk iu lejohet të hyjnë brenda.Ndërkohë gazetari jonë nga tereni njofton se në qendrën klinike para pak çastesh ka arritur edhe ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov./AlsatM/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit