3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Nora Al-Matroosh, astronautja e parë grua nga bota arabe

Më të lexuarat

Në Dubai astronautët më të rinj të Emirateve të Bashkuara Arabe folën rreth ëndrrës së tyre për të udhëtuar drejt hapësirës. Në mesin e kandidatëve të përzgjedhur është edhe Nora Al-Matrooshi, një inxhiniere mekanike që është gruaja e parë astronaute nga bota arabe.

Mund të thuhet se fati i Mohammad Al-Mullas dhe Nora Al-Matrooshit është i shkruar në yje.

Ata u përzgjodhën në kuadër të një programi astronautësh të Emirateve të Bashkuara Arabe të fillojnë përgatitjet para udhëtimit të tyre në Hjuston për t’iu bashkuar Agjencisë amerikane NASA.
Nga aty astronautët planifikojnë të udhëtojnë drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.

Nora Al-Matrooshi është 28 vjeçare, e diplomuar për inxhinieri mekanike. Ajo do të jetë gruaja e parë astronaute arabe.

Pasioni i saj për hapësirën nisi në moshë të hershme, kur u magjeps nga yjet.

“Ndjenja e arritjes së ëndrrave të tua është kënaqësi dhe unë ndjej përgjegjësi të madhe duke e ditur rëndësinë e kësaj për Emiratet e Bashkuara Arabe dhe botës arabe në përgjithësi”, tha ajo.

Ajo dëshiron të inkurarojë më shumë vajza dhe gra të fillojnë karrierë në industrinë e udhëtimeve hapësinore.

“Fakti që u zgjodha unë për të qenë pjesë e programit, mendoj se është shumë inkurajues për të gjitha vajzat që duan të hyjnë në fushën hapësinore, qoftë si shkencëtare apo përmes trajnimeve ose duke punuar shumë për t’u bërë astronaute”, tha ajo.

Mohammad Al-Mulla, 34 vjeçari që është pilot , aktualisht është Shef i Departamentit të Trajnimit të Qendrës së Krahut Ajror në Policinë e Dubait.

“Shpresoj që përvoja ime në fushën e avioacionit të jetë mbështetëse për një mision më të madh në hapësirë në të ardhmen”, thotë ai.

Ai shpreson që një ditë të eksplorojë Hënën.

Aktualisht astronautët po kryejnë trajnime në një mjedis të mbyllur të Qendrës Hapësinore Mohammad Bin Rashid, e cila përfshin stërvitje në not, zhvytje, ushtrime mbijetese, qëndrueshmëri, klasa të fluturimit të avionëve dhe trajnim në gjuhën ruse.

Astronautët udhëtojnë drejt Hjustonit në dhjetor të vitit 2021, ku do të fillojnë përgatitjet për “Klasën e Kandidatëve për Astronaut të NASA-s “, që është pjesë e një marrëveshjeje të përbashkët mes Emirateve Arabe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’i trajnuar ata në Qendrën Hapësinore Johnson të NASA-s.

Salem Al-Marri, zëvendës drejtori i përgjithshëm i Qendrës Hapësinore Mohammad Bin Rashed, shpreson që astronautët e rinj “mund të kontribuojnë dhe të punojnë për hulumtimet rreth hënës përgjatë dy dekadave të ardhshme”.

Në vitin 2021, Emiratet e Bashkuara Arabe nisin drejt Marsit sondën “Hope”, misioni i parë arab ndërplanetar që arriti orbitën e Marsit.

Sonda “Hope” do të grumbullojë të dhëna të rëndësishme shkencore rreth atmosferës së Marsit./VOA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit