Autoritetet kanë hedhur mijëra peshq në liqenet e Utah në Shtetet e Bashkuara. Pamjet nga Divizioni i Burimeve të Kafshëve të Egra, tregojnë pamjet e një aeroplani me peshq të vegjël përpara se të hidhen në 200 liqenet e vendit.
Mbushja e liqeneve me peshq është një praktikë mjaft e zakonshme që bëhet në shumë shtete si Kolorado, Utah dhe Montana, në liqenet ku konsiderohet se po kërcënohet bota shtazore.
“Ajri ngadalëson rënien e tyre dhe ata bien si gjethe. Rënia më e ngadaltë lejon që peshqit të mbijetojnë. Nëse peshqit do të ishin më të mëdhenj, shkalla e mbijetesës nuk do të ishte aq e lartë. Ne sigurohemi që të grumbullojmë vetëm peshq ajrorë që janë deri në 7 cm të gjatë.“, thanë autoritetet. /abcnews.al