Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka kujtuar gjenocidin në Srebrenicë.
Ka vlerësuar se krimi do të mbetet gjithmonë në kujtesën njerëzore dhe ka shprehur keqardhje për viktimat, ndërkaq ka bashkëndje për jetët e humbura.
Ka kujtuar Rezolutën e Parlamentit Evropian, ku thuhet që 11 Korriku të shpallet Ditë komemorative dhe ku dënohet ashpër gjenocidi në Srebrenicë.
“Krimi kundër njerëzimit ndaj popullsisë civile në Srebrenicë në vitin 1995, përgjithmonë do të mbetet në kujtesën për tmerret e luftës dhe të formave ekstreme të nacionalizmit të cilat bota e lirë dhe demokratike gjithmonë do t’i dënojë. Populli boshnjak dhe bota sot, në 26-vjetorin në njërën nga ngjarjet më tragjike në historinë më të re të njerëzimit, kujtojnë në dështimin e madh të vlerave civilizuese dhe i përmendin mijëra viktimat e pafajshme. Bashkëndjejmë me dhimbjen e familjes së viktimave të Srebrenicës dhe ndjejmë keqardhje për të gjitha viktimave të cilët kanë humbur jetët e tyre në luftën e Bosnje e Hercegovinës. Maqedonia e Veriut si pjesë e familjes së popujve evropian, i është bashkuar apelit të Rezolutës së Parlamentit Evropian prej 15 janar 2009, e cila thotë: “Krimet e tilla të tmerrshme asnjëherë të mos përsëriten dhe 11 korriku të shpallet për Ditë komemorative dhe për dënim të ashpër të gjenocidit në Srebrenicë””, shkroi Zaevi.