Studiuesit zbuluan se personat me dhimbje koke të vazhdueshme ndjenin më pak dhimbje kur në dietën e tyre përdornin dietë me shumë peshk vajor si salmon dhe ushqime të tjera të pasura me acide yndyrore.
Një dietë e shëndetshme duhet të përfshijë të paktën dy pjesë të peshkut në javë.
Studimi, i botuar në British Medical Journal, zbuloi se pjesëmarrësit që hanin më shumë Omega-3 kishin dhimbje koke më pak të forta dhe më të shkurtra.
Derisa, studimet e mëparshme kanë sugjeruar se acidet yndyrore si Omega 3 shoqërohen me efekte të zvogëlimit të dhimbjes, ndërsa acidet yndyrore Omega 6 mund të përkeqësojnë dhimbjen. Acidi yndyror si Omega 6 është një lloj yndyre shumë të pangopur që gjenden në vajrat bimorë, arrat dhe farat.