-0.1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Departamenti i Shtetit: Të hapësh biznes në Maqedoni është e lehtë, problem është korrupsioni

Më të lexuarat

Është publikuar raporti i ri vjetor i Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve, në të cilin thuhet se në përgjithësi është e lehtë të udhëheqësh biznes në Maqedoni dhe se kornizat ligjore në masë të madhe janë në pajtim me standardet evropiane, por korrupsioni është problemi i vazhdueshëm.

Në raportin e DASH për vitin 2021, thuhet se zbatimi i ligjeve anti-korrupsion në Maqedoni ka qenë i dobët në disa momente dhe në mënyrë selektive synonte kritikët qeveritarë dhe shkelësit e nivelit të ulët.

Në raport thuhet se ka pasur akuza të besueshme për korrupsion në polici, gjyqësi dhe sektorë të tjerë.

“Komisioni aktual për luftë kundër korrupsionit, i emëruar në shkurt 2019, ka rifilluar punën e tij pas miratimit të legjislacionit të ri anti-korrupsion në janar 2019, dhe ka qenë veçanërisht proaktiv që nga ajo kohë. Komisioni ka nisur një numër hetimesh të lidhura me korrupsionin, duke u përqendruar në zyrtarë të lartë në spektrin politik, për nepotizëm të pretenduar dhe konflikt interesi”, thuhet në raport.

Në raport gjithashtu përmendet se “Transparency International” e renditi Maqedoninë në vendin e 111-të nga 180 vende, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit në vitin 2020, që është një rënie prej pesë vendeve, për shkak të mungesës së përpjekjeve të qeverisë për të luftuar korrupsionin dhe konfliktin e interesit në administratën publike.

“Si rezultat i zhgënjimit dhe presionit të publikut mbi indeksin e lartë, ato pjesërisht e kanë shtyrë zv.kryeministrin për Anti-Korrupsion të prezantojë një kod etik për anëtarët e Qeverisë dhe të gjithë zyrtarët e tjerë të emëruar nga qeveria, sipas të cilën ata duhet të angazhohen për punë transparente dhe të përgjegjshme”, thuhet në raport.

Raporte të shumta ndërkombëtare vërejnë se sundimi i ligjit mbetet sfidë kryesore në Maqedoni, duke treguar ndërhyrjen e tepruar të qeverisë, biznesit dhe/ose politikës në gjyqësor dhe financimin dhe administrimin e pamjaftueshëm të gjykatave administrative si pengesa kryesore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit