-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

RMV: Nga 2400 denarë në muaj do të marrin mbështetje financiare 40 mijë studentë, paralajmëroi ministrja e Arsimit

Më të lexuarat

“Studentët nga tetori do të marrin mbështetje financiare për racion studentësh të subvencionuar. Mjetet financiare do të paguhen direkt në llogari personale, ku do t`u japë atyre mundësi t`i shfrytëzojnë ato jo vetëm në objektet hotelierike, por edhe në markete”, raportojnë nga MASH-i.

Ministrja Milla Carovska sqaroi që mjetet financiare duhet të shfrytëzohen nga studentët për ushqime, por jo tani vetëm në objektet hotelerike të caktuara nga ministria.

“Mbështetja financiare për subvencionimin e racioneve studentore në bazë mujore është 2,400 denarë. Projektimet për vitin 2021/2022 tregojnë se do të shfrytëzohet për rreth 40,000 studentë”, raportojnë nga ministria duke sqaruar se tashmë janë siguruar mjetet nga buxheti i ministrisë.

Ndryshe, në universitetet e Maqedonisë së Veriut gjatë këtij viti akademik janë të regjistruar gjithsej 50 881 studentë, prej të cilëve 12 365 në vitin e parë, derisa si të rregullt në të gjitha universitetet janë të regjistruar 45 981 studentë.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit