0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Këto janë produktet dhe shtetet më të cilët Maqedonia e Veriut realizoi më së shumti eksport dhe import

Më të lexuarat

“Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në janar-maj të vitit 2021, është 2 825 215 000 euro, me ç’rast shënon rritje prej 44.3 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave, duke raportuar që vlera e mallit të importuar është 3 834 407 000 denarë, që është për 39.5 % më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Deficiti tregtar në Maqedoninë e Veriut vetëm për këta pesë muaj shënon më shumë se një miliard euro, saktësisht 62 196 327 000 denarë.

“Në eksport, pjesëmarrje më të madhe kanë: katalizatorët e transportuesve me metale fisnike ose komponimet e tyre, grupe të përçuesve për ndezje dhe të ngjashme, për automjete, aeroplanë ose anije, pjesë nga ulëset nga nëngrupi 821.1 dhe feronikeli”, raportojnë nga Enti, duke sqaruar që në importin më së shumti janë të përfaqësuara platina dhe legurat e platinës, të papërpunuara ose në pluhur, vajrat e naftës etj.

Gjermania, Britania e Madhe, Serbia, Greqia, Kinad dhe Bullgaria janë vendet me të cilët Maqedonia e Veriut ka realizuar më shumë shkëmbim tregtar në këtë periudhë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit