2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Pse Rouhani u kërkoi falje iranianëve?

Më të lexuarat

Presidenti iranian Hassan Rouhani u ka kërkuar falje qytetarëve për ndërprerjet e fundit të energjisë dhe i bëri thirrje ministrisë së energjisë për të sqaruar çështjen.

Duke folur në ceremoninë e njoftimit të 62 projekteve të tregtisë së lirë dhe zonave të veçanta ekonomike, Rouhani tha se Ministria e Energjisë nuk ishte përgjegjëse, por që ministri duhet të sqarojë çështjen dhe të informojë qytetarët.

Ai theksoi se kapacitetet e prodhimit të energjisë elektrike rriten me rreth 2,500 megavat çdo vit.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e energjisë elektrike gjatë pandemisë COVID-19 dhe kur njerëzit janë në spitale, njoftoi agjencia shtetërore e Iranit e lajmeve IRNA. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit