Trupat afgane janë filmuar duke iu dorëzuar Talibanëve, ndërsa grupi terrorist “mburret” me armët e prodhuar nga amerikanët pasi trupat e SHBA dhe NATO-s u tërhoqën nga vendi.
Trupat amerikane u larguan nga fusha ajrore në Bagram, fortesa e tyre në vend për rreth 20 vite, gjatë natës duke i thënë asgjë komandantit të ri të bazës që e mori vesh lajmin në mëngjes.
Megjithatë, gjenerali Austin Scott Miller, komandat i trupave të NATO dhe SHBA në Afganistan, tha se mbeti i shokuar sesa shpejt Ushtria Kombëtare Afgane iu dorëzua Talibanit.
“Nuk më pëlqen që të braktis miq në nevojë,” tha ai për mediat. “Duhet të jemi të shqetësuar. Humbja e terrenit dhe shpejtësia me të cilën po e humbim terrenin duhet të jetë shqetësueses Situata nuk është e mirë.” /abcnews.al/