20 C
Pristina
Thursday, September 19, 2024

Ironia e hidhur: Rama i citon BE-së fjalët e Trump-it

Më të lexuarat

Në një takim virtual në kuadër të Procesit të Berlinit, organizuar nga Kancelarja Merkel, kryeministri Rama tha se nacionalizmat e BE-së po shuajnë shpresën te e ardhmja, referuar vetova ndaj negociatave.

“Është e trishtë dhe të gjithë e dinë që ndërkohë procesi i integrimit europian të të gjithë rajonit në BE, që dikur shihej dhe tregohej si rruga e duhur për të nënshtruar nacionalizmat ballkanikë, është shndërruar tanimë në një proces që shtypet nga nacionalizmat e BE-së.

Ja që, herë aty e herë këtu, nacionalizmat në BE po e ndërlikojnë shumë rrugëtimin tonë europian e po luajnë shumë rolin e kundërt me të. Megjithatë, siç thoshte edhe legjendari Donald Trump, ‘Është kjo që është’, kësisoj na duhet të ecim përpara me atë çka kemi”, tha Rama, duke bërë kështu një diversion me emrin e tij që BE nuk do donte t’ja dëgjonte.

“Meqë ra fjala, BE-ja po e shuan, flakën e shpresës tek e ardhmja”, theksoi Rama.

Para tij, Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen, tha se prioritet i parë është të përshpejtojnë agjendën e zgjerimit në të gjithë rajonin dhe të mbështesin partnerët e Ballkanit Perëndimor.

“Prioriteti ynë i parë është të përshpejtojmë axhendën e zgjerimit në të gjithë rajonin dhe të mbështesim partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor në punën e tyre për të kryer reformat e nevojshme për të përparuar në rrugën e tyre drejt BE-së.

Por angazhimi ynë me Ballkanin Perëndimor shkon përtej kësaj, dhe Procesi i Berlinit ka shërbyer si një inkubator për shumë iniciativa që tani janë bërë një pjesë integrale e politikës së BE-së ndaj rajonit”.

Ndërsa Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, përmendi 30 miliard eurot e BE-së për rajonin.

“Mbyllja e hendekut socio-ekonomik midis Ballkanit Perëndimor dhe BE është thelbësore për procesin e Zgjerimit. Ne po sjellim mundësi të konsiderueshme investimi në rajon përmes Planit Ekonomik dhe të Investimeve, me vlerë afër 30 miliardë euro”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit