Globalizimi, dixhitalizimi dhe tani kriza e Covid-19. Bota e punës është në ndryshim të vazhdueshëm. Kjo është arsyeja se pse shumë njerëz në forcën e punës po investojnë në zhvillimin profesional, si kurse gjuhësh dhe informatike apo në trajnime, në mënyrë që të mbeten konkurrues.
Sipas një sondazhi të fundit të Statista Global Consumer Survey te 15.661 të anketuar nga vende në të gjithë botën, kinezët janë veçanërisht të gatshëm të investojnë para në formimin profesional.
18% e të anketuarve nga Kina kanë ndjekur një kurs online me pagesë në 12 muajt e fundit. 12% kanë ndjekur një kurs individual / privat dhe 7% është konsultuar me një sipërmarrës apo mentor. Të rriturit në Spanjë e Rusi janë gjithashtu ndër ata që kanë investuar më shumë në formimin profesional.
Në SHBA, interesi nuk është kaq i lartë. Aty, 7% e të intervistuarve thonë se kanë shpenzuar para në kurse profesionale online në 12 muajt e fundit. 5% e të anketuarve kanë ndjekur një kurs individual dhe 3% ka marrë pjesë në një trajnim me pagesë.