1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Dhunë ndaj të dënuarve, pezullohen 52 policë në Itali

Më të lexuarat

52 oficerë burgu në Itali janë pezulluar pasi dyshohen se kanë dhunuar të burgosurit. Ata kanë dhunuar të burgosurit pas protestave për mungesë maskash dhe testesh gjatë kulmit të pandemisë  vitin e kaluar.

Videot, të botuara nga gazeta Il Domani, tregojnë oficerë që dhunojnë të burgosurit në një dhomë izolimi, disa prej tyre ishin të shtrirë dhe të gjakosur me duart pa kokës por asnjëri nuk bëri rezistencë.

Ministria e drejtësisë italiane tha të mërkurën se 52 oficerë dhe mbikëqyrës ishin pezulluar, në pritje të një hetimi penal për ngjarjet e 6 Prillit 2020. Ministrja e Drejtësisë Marta Cartabia urdhëroi një hetim të plotë për të zbuluar atë që ndodhi.

Ajo e quajti ngjarjen një tradhti të kushtetutës italiane, “një shkelje të dinjitetit të të burgosurve”, si dhe ndaj oficerëve që  bëjnë punën e tyre.

110 persona janë në hetim, përfshirë kreun e policisë së burgut, dy komisionerë dhe tre inspektorë. Drejtori rajonal i administratës së burgut gjithashtu është pezulluar. s.ba/abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit