2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Presidenti gjerman shkakton polemika lidhur me një deklaratë rreth islamit

Më të lexuarat

Presidenti i ri gjerman, Joakim Gauk, ka shkaktuar një valë polemikash për shkak të një deklarate të tij rreth islamit, në të cilën ka thënë:”Myslimanët që jetojnë këtu, janë pjesë e Gjermanisë.” duke u orvatur të shmangë deklaratën e paraardhësit të tij, i cili qe shprehur:”Islami është pjesë e Gjermanisë.”

Gauk tha se nuk mundet të adaptojë të njëjtin mendim me atë të paraardhësit të vet, me të njëjtat fjalë, por tha se unë i besoj asaj që nënkuptonte ai. Ai shtoi se paraardhësi i tij Uolf u kërkonte qytetarëve të tij që të jenë më të hapur me realitetin ku jetojnë, pra, se shumë myslimanë jetojnë në vendin tonë.
Vlen të përmendim se ish presidenti gjerman Uolf pati shkaktuar debat të thellë me deklaratën e tij në vitin 2010, duke kritikuar disa politikanë, krerë të aleancës kristiane, anëtare e të cilës është dhe kancelaria Merkel.
Ndërkohë që deklarata e presidentit të ri, ka shkaktuar pakënaqësi tek komuniteti turk dhe organizatat islame në Gjermani. Kryetari i këshillit të lartë të myslimanëve në Gjermani, Ejmen Mazik, deklaroi për një të përditshme gjermane se:”Në mënyrë krejtësisht të qartë, perëndimi evropian është ngritur mbi supet e lindjes myslimane dhe kush e mohon diçka të tillë thjesht po falsifikon historinë.”
Kurse kryetari i komunitetit turk në Gjermani, Kenan Kolat, u shpreh për të njëjtën të përditshme se:”E këshilloj zotin Gauk tu hedhë një sy librave të historisë… Islami është pjesë historike e Evropës dhe Gjermanisë. Nuk ka asnjë dyshim për këtë, bazuar në librat e historisë.”
Në të njëjtin kontekst, presidenti Gauk, i cili më parë ka qenë pastor protestant, është shprehur për një të përditshme se pret me padurim një debat rreth kontributit të myslimanëve dhe islamit në Evropë dhe nëse kanë ndikuar në lëvizjet iluministe dhe reformiste në kontinent.
Kreu i këshillit të lartë të myslimanëve, e ka mirëpritur këtë ftesë të presidentit, duke shtuar se vetë presidenti mund të jetë një moderator i mirë i këtij debati. “Gjermanisë i lipset një ndjesi kolektive e re, e cila do të pasqyrojë dhe diversitetin real të shoqërisë. Kur frika nga islami është gjithnjë në rritje, sinjale të tilla nga ana e presidentit të vendit janë maksimalisht të rëndësishme.” /ardhmeriaonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit