3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Putin nënshkruan ligjin që penalizon pjesëmarrjen në OJQ-të e huaja

Më të lexuarat

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar në ligj, përmes së cilit penalizohet pjesëmarrja në aktivitetet e organizatave joqeveritare të huaja, të cilat Rusia i shpall të “të padëshirueshme”.

Nënshkrimi ndodhi më 28 qershor, pesë ditë pas miratimit nga ana e dhomës së lartë të parlamentit rus. Dhoma e ulët e parlamentit e miratoi masën më 16 qershor.

Ligji parashikon dënime deri në gjashtë vjet burgim për qytetarët të cilët shpallen fajtorë për organizimin e aktiviteteve të organizatave ndërkombëtare “të padëshirueshme” në territorin rus.

Ligji do të vlejë edhe për qytetarët dhe entitetet ruse të vendosura në çdo vend të botës, të cilëve u ndalohet të marrin pjesë në aktivitetet e organizatave të huaja joqeveritare që janë shpallur “të padëshirueshme” në Rusi.

Individët që marrin pjesë në aktivitetet e veprimtarive të organizatave të tilla mund të dënohen deri në katër vjet burgim, ndërsa dënimi për mbledhjen e fondeve për grupe të tilla do të jetë deri në pesë vjet burg.

Ligji gjithashtu thotë se individët të cilët vullnetarisht ndërpresin bashkëpunimin me organizatat “e padëshirueshme” ose ndihmojnë në mbylljen e operacioneve të organizatave të tilla nuk do të përballen me padi penale.

Ligji krijon mundësi të gjurmimit të transfereve të parave në disa vende. Lista e këtyre vendeve do të përcaktohet përmes një marrëveshjeje me Bankën Qendrore.

Këtë proces do ta bëjë: Rosfinmonitoring, mekanizmi që monitoron dhe lufton pastrimin e parave në Rusi.

Në vitet e fundit, Kremlini ka ndërmarrë një sërë masash që kanë kufizuar veprimtarinë e organizatave jofitimprurëse dhe joqeveritare që janë financuar nga burime të huaja – kryesisht nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara./REL

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit