Partia e së djathtës ekstreme, Fronti Kombëtar e Le Pen dhe Presidenti Emanuel Macron dështuan në raundin e dytë të zgjedhjeve rajonale që u zhvilluan ditën e sotme në Francë.
Le Pen nuk arriti që të fitonte asnjë nga 13 rajonet. Zhgënjim i madh ishte edhe Macron, teksa është vetëm një vit nga gara Presidenciale ku do të tentojë mandatin e dytë.
Partia tradicionale e krahut të djathtë francez fitoi 38% të votave në raundin e dytë, e ndjekur nga socialistët dhe të gjelbrit me 35%, më pas vijnë Le Pen me 20% dhe partia e Macron.
Partitë tradicionale, të djathtët, socialistët dhe të gjelbrit ishin “zhdukur” në vitet e fundit, por pas fitores së Macron në zgjedhjet presidenciale të 2017 janë rishfaqur dinamikisht.
Shumë analistë vlerësojnë se zgjedhjet e ardhshme presidenciale nuk do të jenë një duel midis Le Pen dhe Macron./ db/Abcnews.al