Aleksandar Vuçiq duke u bazuar në deklaratat e kryeministri të Kosovës thotë se ai nuk e kupton plotësisht realitetin.
Presidenti i Serbisë tha se kryeministri kosovar mendon se bota lindi kur ai i fitoi zgjedhjet në Kosovë gjersa përsëriti se është e rëndësishme të bisedohet, por që Kurti nuk dëshiron të arrihet një kompromis.
Kur u pyet rreth deklaratës së kreut të qeverisë kosovare për gazetën franceze, “Le Monde” se Serbia ende po e konsideron Kosovën si territor të vetin, Vuçiq tha se Kurti nuk e kupton realitetin, raporton b92.
“Unë e kuptoj dhe kjo është arsyeja pse unë nuk jam duke thënë se gjërat nuk janë ideale, të mrekullueshme për ne. Kam frikë se nuk e kupton se gjërat nuk janë mirë edhe për ata. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme për të arritur një kompromis, por ai nuk e dëshiron atë. Ai mendon se bota lindi kur i fitoi zgjedhjet në Kosovë”, tha Vuçiq para gazetarëve në Rudna Glava.
Siç tha ai, do të jetë shumë e vështirë të flasësh dhe të bësh diçka me një qëndrim të tillë të palës tjetër.
“Por, është e rëndësishme që ne të tregojmë seriozitet, përgjegjësi dhe përkushtim. Kjo është e rëndësishme”, vuri në dukje Vuçiq.
Ndryshe, Kurti dhe Vuçiq javë më parë janë takuar në Bruksel në kuadër të dialogut mes dyja vendeve të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. /Telegrafi/