1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Hetimet zbulojnë se sulmet izraelite në Gaza “mund të jenë krime lufte”

Më të lexuarat

Seritë e sulmeve ajrore izraelite që lanë dhjetëra njerëz të vdekur në një lagje të Rripit të Gazës u kryen “pa paralajmërim” dhe “me informacione të kufizuara të inteligjencës rreth asaj që po sulmonin”, thuhet në një hetim të publikuar të enjten, transmeton Anadolu Agency (AA).

Hetimi video i New York Times, i cili mbështetet pjesërisht në videot e Anadolu Agency, shqyrton sulmet ajrore izraelite që shënjestruan lagjen e pasura Rimal duke përdorur disa nga bombat më të mëdha të ushtrisë izraelite.

Sulmet rrafshuan tre ndërtesa apartamentesh në orët e para të mëngjesit të 16 majit, duke rezultuar me 44 të vdekur, gjë e cila shënon incidentin e vetëm më vdekjeprurës të fushatës ajrore 11-ditore të Izraelit.

Izraeli thotë se sulmet shënjestruan një qendër komande nëntokësore të Hamasit dhe ndërsa “nuk ka prova që Izraeli goditi ose shënjestroi drejtpërdrejt ndërtesat e apartamenteve”, ekspertët i thanë gazetës amerikane se llojet e sulmeve që u dokumentuan “mund të çojnë lehtësisht në katastrofë dhe mund të jenë krime lufte”.

Ushtria izraelite tha për “Times” se ndërsa ata shënjestruan qendrën e komandës së Hamasit, ata nuk e dinin vendndodhjen e saj të saktë, as madhësinë e saj. Ata nuk siguruan prova të qendrës së pretenduar të komandës ndërsa Hamasi mohoi ekzistencën e saj.

Copat e bombave të paraqitura në gazetë nga policia e Gazës tregojnë se bombat e hedhura në rrugën Al-Wahda në Rimal ku ishin vendosur apartamentet ishin bomba të prodhimit amerikan GBU-31 Mark 84 GBP-31 Mark 84 të pajisura me pajisje GPS që mundëson shënjestrimin preciz.

Të paktën katër bomba të tilla me siguri u hodhën nga Forcat Ajrore Izraelite pranë ndërtesave të banimit, thuhet në hetim.

Ushtria izraelite pohon se të gjitha bombat godasin objektivat e tyre të caktuara, por kjo nuk do të thotë se sulmet ishin në përputhje me ligjet ndërkombëtare.

Konflikti 11-ditorë i majit rezultoi me vrasjen e 257 palestinezëve, përfshirë 66 fëmijë. Trembëdhjetë persona u vranë në Izrael nga raketat palestineze, përfshirë dy fëmijë.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit