2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Bavaria do t’ua heq të drejtën e punës azilkërkuesve

Më të lexuarat

Azilkërkuesit nga Ballkani, gjegjësisht nga Evropa Juglindore dhe nga shtetet që hyjnë në kategorinë e “vendeve të sigurta” nuk do të duhet të kenë të drejtë pune në landin e Bavarisë.
Kjo është një masë përmes të cilës Ministria e Brendshme e landit provon të “trembë” azilkërkuesit nga vendet e ish Jugosllavisë dhe nga Shqipëria.
 
“Mohimi i të drejtës së punës do ta bëjë të qartë se me shtrimin e kërkesave pa gjasa për azil të mos ndiqet qëllimi për punësim në Gjermani”, thuhet në një letër qarkore që ministria ua ka drejtuar shtatë qarqeve qeveritare të landit.
 
Letra në fjalë është publikuar të mërkurën nga Këshilli për Refugjatë i Bavarisë i cili akuzon qeverinë për “ballkanofobi” dhe shkelje të ligjit, shkruan welt.de.
 
“Qeveria po qëndron hapur mbi frikësimin përmes shkeljeve nga më të ndryshmet që mund t`u bien në mend, madje edhe kur ato janë në kundërshtim me ligjin ose e shkelin kushtetutën”, ka thënë për mediet Alexander Thal nga Këshilli për Refugjatë.
 
Edhe Partia e Gjelbër ka kritikuar ministrinë në fjalë, transmeton albinfo.ch.
 
“Ndërkohë që kërkesa për fuqi punëtore në Bavari po rritet me të madhe dhe ndërmarrje të shumta po kanë probleme të plotësojnë vendet e tyre për zanat, ministri nga CSU, Herrmann, pengon në mënyrë aktive integrimin e refugjatëve të moshës së re në tregun e punës”, ka thënë një përfaqësuese e kësaj partie.
 
Ditë më parë, qeveria e Bavarisë pati vendosur që azilkërkuesve nga Ballkani t`u shkurtohen ndihmat ndërsa qëndrimi më i ri që atyre të mos u lejohet e drejta e punës është edhe një hap drejt ashpërsimit të qasjes ndaj kësaj kategorie azilkërkuesish. kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit