0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Vuçiç: Kuvendi i Serbisë diskuton për Kosovën më 22 qershor

Më të lexuarat

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, këtë të mërkurë ka deklaruar se do të zhvillojë një seancë të posaçme në Kuvend vetëm për të diskutuar me detaje në lidhje me dialogun me Kosovën.

Sipas tij seanca e posaçme për dialogun Kosovë-Serbi do të zhvillohet më 22 qershor.

Vuçiç ndër të tjera ka thënë se në këtë seancë do të diskutohet për “çdo çështje me rëndësi për situatën në Kosovë” dhe se ai do t’i paraqesë planet dhe idetë e Serbisë.

Ndërkohë një ditë më parë Vuçiç ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Në takimin e parë të tyre u shprehën vetëm qëndrimet dhe pritjet e palëve, ndërsa u arrit pajtim vetëm për mbajtjen e takimit të radhës në muajin korrik.

Vuçiç tha se pala kosovare ka shkuar në Bruksel “me dëshirën për ta detyruar delegacionin e Beogradit që t’i linte bisedimet”.

Ai tha se Serbia refuzoi njohjen e Kosovës, por edhe propozimin për deklaratën e paqes.

Vuçiç po ashtu tha se gjatë javës së ardhshme do të mbahen “disa takime të mëdha me serbët e Kosovës”.

Kurti, pas takimit me Vuçiçin, tha se arritja e marrëveshjes me Serbinë do të jetë e vështirë, por shtoi se nuk është pesimist se një gjë e tillë nuk mund të realizohet.e.su./abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit