4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Nikolliq: Në Srebrenicë nuk kishte gjenocid

Më të lexuarat

Presidenti i ri i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka thënë se masakra e vitit 1995 në Srebrenicë nuk ka qenë “gjenocid”, por “krim i rëndë i luftës”.
“Nuk kishte gjenocid në Srebrenicë. Atje, janë kryer krime të rënda të luftës nga disa serbë, të cilët duhet të gjenden, të ndiqen penalisht dhe të ndëshkohen”, ka thënë Nikolliq për mediat në Podgoricë.

Forcat serbe të Bosnjës, të udhëhequra nga ish-komandanti Ratko Mlladiq, kanë vrarë rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë në Serbrenicë.
Masakra konsiderohet si gjenocidi më i madh në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Mlladiq po përballet me drejtësinë në Gjykatën e Hagës. /BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit