-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Normalizimi, kusht për Serbinë e Kosovën në rrugë për BE

Më të lexuarat

Shefi i diplomacisë gjermane, Frank-Walter Steinmeier, i porositi gjatë vizitës së tij në Beograd, që askush në Evropë nuk i ka ndryshuar kushtet për Serbinë e as që ka vënë kushte të reja, sa i përket anëtarësimit të saj në BE duke shtuar se Gjermania do të punojë bashkë me autoritetet serbe në atë që kapitujt për të të hapën brenda këtij viti.
 
“Nuk do të duhej të debatojmë rreth asaj se kush është fajtor. Askush s’i ka ndryshuar kushtet për Serbinë, as nuk paraqiten kushte të reja, madje as Gjermania. Këto janë marrëzira”, tha diplomati gjermani në një konferencë të përbashkët sot në Beograd, transmeton KTV.
 
Ai tha se Gjermania do të punojë në hapjen sa më të shpejtë të kapitujve për Serbinë që pritet të ndodh brenda këtij viti. I pyetur në atë kontekst se mes Beogradit dhe Prishtinës kërkohet kompromisi, Shtajmajer tha se mes dy palëve nuk është e pazakontë që normalizimi i marrëdhënieve të jetë pjesë përbërëse e detyrave të përbashkëta.
 
“Të dyja palët po kontaktojnë dhe normalizimi është pjesë përbërëse e asaj çfarë duhet bërë për përparim drejt BE-së. Por kjo s’është asgjë e re. Është parakusht nga më herët” theksoi ai.
 
Ministri i Jashtëm gjerman pritet të vizitojë edhe Prishtinën ku do të ketë takime me zyrtarët e lartë shtetërorë.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit