0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Pentagoni njofton inciativa për t’u përballur më mirë me Kinën

Më të lexuarat

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin njoftoi të mërkurën një përpjekje në mbarë departamentin e mbrojtjes, që synon trajtimin në mënyrë më efikase të Kinës, si “sfidën më në rritje” për ushtrinë amerikane.

Ndërsa disa nga iniciativat do të mbeten të klasifikuara, zyrtarët e mbrojtjes u thanë gazetarëve se përpjekja krijon struktura të reja organizative për t’i dhënë përparësi më të mirë konkurrencës me Kinën dhe për t’u siguruar që sfidat në rajonin Indo-Paqësor “po fitojnë vëmendjen që meritojnë”.

Përpjekja nuk është një “strategji e re ose ndryshim drejtimi nga pozicioni ku ka qenë administrata e Presidentit Biden deri më sot”, tha një zyrtar i mbrojtjes i cili bisedoi me gazetarët të mërkurën.null

“Kjo direktivë nga sekretari ka të bëjë përfundimisht me rregullimin e brendshëm të departamentit, duke u siguruar që departamenti t’i përmbahet përparësisë së deklaruar të Kinës si sfida numër një në rritje”, tha zyrtari i mbrojtjes.

Iniciativat bazohen në grupin e punës të Pentagonit për Kinën, që u krijua në shkurt për të rishikuar politikat e departamentit të lidhura me Kinën dhe përqëndrimin e vëmendjes tek përparësitë kryesore. Grupi shqyrtoi mijëra faqe dokumentesh, intervistoi zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të mbrojtjes dhe u konsultua me agjenci të tjera qeveritare, si dhe me Kongresin, thanë zyrtarët.

“Fuqia në ngjitje”

Gjatë seancës së tij të konfirmimit në janar, Sekretari Austin u tha ligjvënësve se Kina është një “fuqi në ngjitje” dhe “konkurrenti më shqetësues me të cilin po përballemi”.

Zyrtarët amerikanë vazhdimisht kanë ngritur shqetësime për atë që ata thonë se është spiunazhi industrial i Kinës, vjedhja e informacionit biomjekësor dhe manipulimi i mundshëm i teknologjisë, si rrjetet celulare 5G.

Bradley Bowman, një ekspert i mbrojtjes në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, i tha Zërit të Amerikës se gjithçka që Pentagoni bën “për të sjellë një fokus më të përqëndruar” tek burimet dhe strategjia e Kinës, është një gjë e mirë.

Sidoqoftë, ai kritikoi përpjekjen e Pentagonit për mungesën e “gjërave të thjeshta”, të tilla si “dhënia komandantit të rajonit Indo-Paqësor ato që ai thotë se i nevojiten”.

“Për fat të keq, në kërkesën e buxhetit që sapo shkoi në Kongres pak kohë më parë, shumë nga gjërat që komanda e Indo-Paqësorit tha se duheshin, ose mungonin, ose ishin të pafinancuara”, tha zoti Bowman./VOA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit