Manchester Unitedi është futur në garë për mesfushorin brazilian Gerson, përcjell tabloidi “The Sun”.
Mësohet se Manchester Unitedi është i gatshëm të paguajë 30 milionë euro për ta transferuar Gersonin në “Old Trafford” në fund të këtij edicioni.
Gerson 17-vjeçar është pjesë e skuadrës braziliane Fluminense dhe po vlerësohet si talenti më i madh i futbollit në Brazil, transmeton Koha.net.
Ai është produkt i akademisë së Fluminenses dhe në fund të vitit të shkuar është inkuadruar në ekipin e parë.
Gerson gjithashtu është pjesë e ekipit U-20 të Brazilit dhe me Fluminensen ka kontratë deri në fund të vitit 2019.
Krahas Manchester Unitedit, Gerson përcillet edhe nga Chelsea, Barcelona, Real Madrid e Juventus.