-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

OKB: Tetë milionë njerëz të prekur nga tërmeti në Nepal

Më të lexuarat

Deri në tetë milionë njerëz janë prekur në një mënyrë apo tjetër pas tërmetit vdekjeprurës të Nepalit, kanë thënë Kombet e Bashkuara, duke shtuar se ka nevojë urgjente për ndihma nga më të ndryshmet, duke filluar nga mbulesat e deri tek uji i pastër, sapuni e ilaçet.
 
“Sipas vlerësimeve të para dhe bazuar në intensitetin e tërmetit të fundit, tetë milionë njerëz në 39 rajone janë prekur, nga të cilët mbi dy milionë njerëz jetojnë në 11 rajone të prekura rëndë nga tërmeti”, thuhet në vlerësimin e fundit të Zyrës së OKB-së për Koordinim Rezident, raporton Reuters.
 
Tërmeti i shkallës 7.9 të Rihterit, sic transmetoon Koha.net, goditi Nepalin pak para mesditës së të shtunës, duke shkatërruar shumë ndërtesa në kryeqytetit Katmandu dhe duke lënë të vdekur afër 4 mijë persona dhe të lënduar së paku 6 mijë të tjerë.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit