0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Deputeti Eman Rrahmani: Auditori Gjeneral ka të drejtë dhe obligim të bëjë auditimin e RTK-së

Më të lexuarat

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani i cili është edhe anëtar i Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, ka njoftuar se Zyra ligjore e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka dhënë opinion ligjor se Zyra Kombëtare e Auditimit ka të drejtë dhe obligim të auditojë çdo vit Radio Televizionin e Kosovës.“Zyra Kombëtare e Auditimit duhet që menjëherë të auditojë financat për çdo vit që ka humbur deri tani”, ka shkruar Rrahmani në rrjetin social Facebook.

Lidhur me këtë njoftim, ka reaguar edhe Fadil Hoxha, kryetar i Sindikatës së Pavarur të RTK-së i cili ka kërkuar opinion nga Auditori Gjeneral lidhur me ligjshmërinë e përzgjedhjes së drejtorit gjeneral të RTK-së.

“Dmth zyra ligjore e Kuvendit po bojka me dhënë opinion për çështje që kanë të bëjnë me Transmetuesin Publik. Atë që po e kërkon Sindikata për tash e dy vjet është që Kuvendi i Kosovës me urgjencë të kërkoj nga: Zyra ligjore e Kuvendit ose Auditori Gjeneral të jap opinion lidhur me ligjshmërinë e përzgjedhjes së drejtorit gjeneral te RTK-së”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

Hoxha tha se javën qe shkoi, Inspektorati i Punës ka nxjerrë vendim në të cilin thuhet se drejtori i Shërbimeve të Përbashkëta në RTK është zgjedhur në mënyrë të paligjshme nga Bordi dhe drejtori gjeneral i RTK-së.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit