0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Macron pret shpjegime nga ShBA dhe Danimarka për akuzat e përgjimeve

Më të lexuarat

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se ata janë në pritje të një përgjigjeje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Danimarka në lidhje me përgjimin e shumë politikanëve të nivelit të lartë evropianë nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare e Shteteve të Bashkuara (NSA) me ndihmën e Danimarkës.

Pas mbledhjes së këshillit të përbashkët të ministrave franko-gjerman, Macron mbajti një konferencë të përbashkët shtypi me Kancelaren gjermane Angela Merkel përmes videokonferencës.

Duke shprehur se ekonomia evropiane duhet të jetë më konkurruese dhe më e qëndrueshme ndaj krizave të mundshme, Macron tha se në takimin me Merkel ata kishin biseduar gjithashtu për Afrikën, Bjellorusinë, Turqinë, Rusinë dhe Kinën, Samitin e NATO-s që do të mbahet më 14 qershor.

Macron deklaroi se nëse janë të vërteta lajmet në lidhje me përgjimin e shumë politikanëve evropianë të nivelit të lartë nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare të SBA-së (NSA) me ndihmën e Danimarkës, atëherë kjo është e papranueshme midis aleatëve, aq më pak midis aleatëve dhe partnerëve evropianë.

Mes evropianëve dhe amerikanëve ekziston një lidhje besimi, për këtë arsye,- shtoi Macron, nuk ka vend për dyshime midis vendeve.  

“Kjo çështje duhet qartësuar dhe zbardhur plotësisht. Ne kërkuam që partnerët tanë danezë dhe amerikanë të ndajnë me ne të gjitha informacionet që kanë mbi këto pretendime dhe mbi këto fakte të së kaluarës. Ne jemi në pritje të përgjigjes së tyre”,- nënvizoi Macron.

Nga ana e saj, Merkel tha se ajo pajtohet me vërejtjet e homologut të saj francez.

Ajo tha se qëndrimi i Gjermanisë ndaj sqarimit të ngjarjeve “nuk ka ndryshuar”.

Gazetat gjermane raportuan të hënën se agjencia e inteligjencës së Danimarkës e kishte ndihmuar Agjencinë e Sigurisë Kombëtare të SHBA (NSA) të përgjonte udhëheqësit evropianë, duke përfshirë Merkel dhe Presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier.

Akuzat që Uashingtoni kishte përgjuar aleatët e tij evropianë u shfaqën për herë të parë në 2013, por vetëm tani gazetarët gjermanë kanë fituar të drejtën të lexojnë raportet e brendshme në lidhje me rolin e Shërbimit të Inteligjencës Mbrojtëse Daneze (FE) në sigurimin e mbështetjes për NSA.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit