4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

TË MOS NA IKIN PREJ DUARVE 

Më të lexuarat

Të gjithë prindërit ëndërrojnë që fëmija i tij në të ardhmen të jetë i hajrit, i sjellshëm, respektues i prindërve, etj. 
Kjo aq shumë u intereson sa që për të sakrifikojnë çdo gjë vetëm të arrinin këtë qëllim. 
Lind pyetja: “A thua gjithmonë kanë sukses në realizimin e kësaj dëshire? Përgjigja është e thjeshtë: “Nëse ndjekin rrugën e qëlluar në edukim do arrijnë tek qëllimi, përndryshe do zhgënjehen”
 
Por kjo përgjigje na nxit kureshtjen për pyetjen tjetër: “Cila qenka kjo rrugë?
Them me plot përgjegjësi se e vetmja rrugë e mbetur sot valid dhe e suksesshme pa dyshim është dërgimi i fëmijëve në xhami akoma sa janë të vegjël që të mësojnë dhe edukohen nga hoxha. 
 
Dërgoji fëmijët në xhami akoma sa janë të vegjël dhe kërkojnë t’i kapësh për dore kur dilni së bashku në rrugë. Kjo është koha perfekte për t’i dërguar në xhami. Përndryshe atëherë kur fillon të largojë dorën e vet prej dorës tënde duke u bërë i pavarur gjatë ecjes në rrugë ta dish se je vonuar. 
 
Kur ta dërgon tek hoxha ndër gjërat kryesore mësoja leximin e Kuranit dhe nxënien përmendësh sa më shumë sure-kaptina prej tij. Mos le anash mësimin e besimit në Zot dhe faljen e namazit. 
Pas kësaj të jesh i sigurt se ke arritur ta plotësosh ëndrrën tënde. Sado sfida ta kaplojnë fëmijën në jetë qetësinë do e gjej tek Zoti i tij. 
Pas këtij edukimi mos ki frikë për të. Sado të largohet nga feja do të vijë dita të kthehet aty ku ka filluar. 
 
Prandaj bëj apel tek çdo prind që ndien veten besimtar dhe përgjegjës për fëmijët e vet t’i dërgoj ata në xhami për të mësuar. Bëj apel edhe tek të gjithë hoxhallarët që nëse duan t’i shërbejnë Islamit të fillojnë me mësim-edukimin e fëmijëve. Mos e neglizhoni këtë kategori njerëzish. Ata janë e ardhmja e vendit. Edukimi i një fëmije të sotëm është edukim i një profesori të së nesërmes, i një mjeku, inxhinieri, etj. 
 
Nëse duam mobilizim të vërtetë atëherë ta bëjmë si prindër dhe hoxhallarë. Nëse ja duam të mirën popullit të kontribuojmë për fëmijët tanë. Nëse do t’i ndihmosh Islamit ndihmoji fëmijët tu. 
 
 
Kuptimi i këtij realiteti është kuptimi i fshehtësisë së suksesit tonë. 
 
Të mos na ikin fëmijët tanë prej duarve për shkak të hutisë së prindërve dhe dembellëkut të hoxhallarëve. 
 
Lulzim Mehmet Susuri
 
25 Prill 2015
 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit