4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Britani, shkolla kthen mësuesin e përjashtuar për shkak të karikaturës së Profetit Muhamed

Më të lexuarat

Një mësues në Britani të Madhe i cili u pezullua për shkak se u tregoi nxënësve karikaturën e diskutueshme të Profetit Muhamed në mars të këtij viti, është kthyer në punë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënës i Batley Multi Academy Trust në Yorkshirin perëndimor tha se shkolla pranoi rekomandimet nga një hetim i jashtëm, i cili zbuloi se mësuesi kishte treguar karikaturën e diskutueshme në më shumë se një rast pa patur për qëllim ndonjë shkelje.

“Përfundimet janë të qarta, se stafi mësimor i përfshirë nuk e përdori burimin me qëllim për të shkaktuar shkelje dhe se temat e përfshira nga mësimi mund të ishin trajtuar në mënyrë efektive në mënyra të tjera”, tha zëdhënësi të mërkurën vonë.

“Në dritën e këtyre përfundimeve, pezullimet e vendosura ndërsa hetimi ishte në proces tani do të hiqen”.

“Shkolla shpreh thellësisht keqardhje për shqetësimin e shkaktuar nga përdorimi i këtij burimi dhe ne do të dëshironim të falënderonim të gjitha palët për kontributet dhe mbështetjen e tyre gjatë kësaj periudhë të vështirë”, shtoi zëdhënësi.

Ditë me radhë pas incidentit, prindërit dhe të afërmit e nxënësve muslimanë kishin protestuar ndaj veprimit fyes përpara shkollës Batley.

Pas reagimeve të ashpra, shkolla kishte kërkuar falje.

Drejtori Gary Kibble kërkoi falje për incidentin, duke shtuar se mësuesi gjithashtu kërkoi falje.

“Ne menjëherë kemi tërhequr mësimdhënien në këtë pjesë të kursit dhe kemi shqyrtuar ecjen përpara me mbështetjen e të gjitha komuniteteve të përfaqësuara në shkollën tonë”, tha ai.

“E rëndësishme është që fëmijët të mësojnë rreth feve dhe besimeve, por kjo duhet të bëhet me ndjeshmëri”, tha ai. /aa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit