2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, akuzohet se mbi 700 herë ka marrë mito

Më të lexuarat

Ish-presidenti jugafrikan Jacob Zuma, kishte marrë mito mbi 700 herë para se të bëhej i pari i shtetit, kanë bërë të ditur sot gjykatësit në fillim të seancës gjyqësore ndaj ish-liderit që ekskluzivisht po trajton rastet e korrupsionit.

Zuma president i vendit më të zhvilluar ekonomik në Afrikë nga periudha 2009 deri më 2018, akuzohet për një sërë rastesh të korrupsionit, reket, mashtrim, shmangie tatimi dhe shpëlarje parash, transmeton Telegrafi.

Përveç tjerash, ai akuzohet se ka marrë mito – përkatësisht para të thata nga kompani të ndryshme. Por, Zuma ka hedhur poshtë akuzat që rëndojnë mbi të, duke pretenduar se gjykimi kundër tij po bëhet për motive politike.

E nëse dënohet, 79-vjeçari do të mund të qëndroj prapa grilave deri në 25 vite. Ndryshe sot Zuma kërkoi tërheqjen e gjyqtarit që trajton rastin e tij.

Akuzat për korrupsion kanë ndodhur gjatë periudhës kur Zuma ka qenë figurë e shquar politike, por edhe në periudhën kur kishte ushtruar postin e zëvendëspresidentit të Afrikës së Jugut – nga 1999 deri më 2005. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit