0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

FIFA, të ardhurat për vitin 2022 parashikohen në 4.666 mld dollarë

Më të lexuarat

Anëtarët e FIFA-s miratuan një bilanc paraprak, i mbështetur te 4.666 miliardë dollarë të ardhura për vitin 2022, viti i parë i një cikli katërvjeçar, që ka si bazë financiare Kupën e Botës në Katar – edhe pse do të zhvillohet në fund të vitit.

Nga këto të ardhura, FIFA tha se do të shpenzojë 2.696 miliardë dollarë për “investime në futboll”, ndërsa shpenzimet administrative do të arrijnë 442 milionë dollarë. Fitimi para taksave do të jetë 1.526 miliardë dollarë.

Shpenzimet e FIFA-s ndahen në 251 milionë dollarë të shpenzuara për “qeverisje dhe administrim” dhe 191 milionë dollarë për marketing dhe të drejta televizive. 44 milionë dollarë të tjera do të shpenzohen për “qeverisjen e futbollit” – për t’u siguruar që anëtarët do të ndjekin rregulloret.

Duke parë ndarjen e të ardhurave të parashikuara, një shumë e madhe prej 2.64 miliardë dollarësh do të gjenerohet nga të drejtat televizive, me 1.352 miliardë dollarë që do të vijnë nga sponsorizimet. Bilanci 2021 u miratua në Kongresin e 71-të vjetor të FIFA-s, i mbajtur të premten e kaluar.

FIFA tha se pasuria e saj në fund të 2020 ishte 4.535 miliardë dollarë krahasuar me 4.504 miliardë në 2019. Megjithatë, burimet e saj, kryesisht për shkak të fondit të emergjencës për pandeminë, pësuan një goditje, duke zbritur nga 2,586 miliardë dollarë në fund të 2019, në 1,881 miliardë dollarë në fund të 2020-s.

 

Burimi: Inside World Football

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit