0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Krijuesit e Publer lançojnë Kibo

Më të lexuarat

Kalemi Code, kompania e cila krijoi Publer, sapo ka lançuar një platformë të re, produktin e tyre të dytë i cili quhet “Kibo”.

Kibo, është një platformë që do ju lejojë t’i përgjigjeni klientëve nga i njëjti dashboard, pavarësisht në qoftë se ata ju shkruajnë në Email, Facebook, Instagram, WhatsApp apo thjesht komentojnë në llogaritë sociale të biznesit tuaj (Twitter, Instagram etj). Gjithashtu Kibo do të vijë dhe me një Live chat që do të mund ta instaloni falas tek website juaj.

Me pak fjalë, të gjitha mesazhet e shkruara në një platformë të vetme. Mund të përdoret për kujdesin ndaj klientit, por në të ardhmen dhe për fushata marketingu.

Ervin Kalemi tha në videon shpjeguese se produkti do të kalojë në tri faza për të siguruar suksesin. Në fazën e parë do të përdoret versioni beta i mbyllur, ekskluziv për testuesit e parë, në fazën e dytë do të jetë versioni beta i hapur për të gjithë dhe së fundmi do të bëhet lançimi dhe promovimi i produktit, i cili pritet në fund të vitit 2021. Duke ju referuar pyetjeve të ndjekësve të tij ai shpjegoi se vendosi të ndërtojë Kibo jashtë Publer për të ruajtur thjeshtësinë dhe kuptimin e tij të parë.

Planet për Kibo janë të mëdha qoftë në zgjerimin e rrjetit të përdoruesëve e deri te përfshirja e inteligjencës artificiale.

Nëse doni të jeni ndër përdoruesit e parë të Kibo ju mund të regjistroheni këtu. /bm/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit