0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Arabia Saudite nuk lejon përdorimin e hapësirës për avionët izraelit

Më të lexuarat

Kompania ajrore izraelite është detyruar të anulojë një fluturim për në Dubai pasi nuk iu dha leje nga Arabia Saudite për të fluturuar përmes hapësirës së saj ajrore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Radioja e ushtrisë izraelite raportoi se pasagjerët e fluturimit të djeshëm u lanë duke pritur për 10 orë në aeroportin Ben Gurion afër Tel Avivit para se kompania ajrore ‘Israir’ të anulonte fluturimin.

Arsyeja e refuzimit të Arabisë Saudite për t’i dhënë leje kompanisë ajrore izraelite mbetet e paqartë. Që nga nëntori i kalaur, Riadi ka lejuar fluturimet izraelite të shfrytëzojnë hapësirën ajrore saudite gjatë udhëtimit për në Dubai.

Në mungesë të shfrytëzimit të hapësirës ajrore saudite, fluturimet midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) do të jenë të vështira dhe të paqëndrueshme, pasi e kthen periudhën e fluturimit në tetë orë nga tre orë përmes hapësirës ajrore saudite.

Në dhjetor, kompania ‘Israir’ njoftoi një program me dy fluturime në ditë midis Izraelit dhe EBA-së. Kompanitë tjera ajrore izraelite, përfshirë kompania ‘El Al’, po ashtu kishin programe të ngjashme fluturimi.

Në shtator të vitit 2020, EBA dhe Izraeli nënshkruan një marrëveshje të sponsorizuar nga SHBA për të normalizuar marrëdhëniet e tyre. Që nga ajo kohë, të dy vendet kanë nënshkruar dhjetëra marrëveshje bilaterale në fusha të ndryshme, duke përfshirë në fushën e investimeve, shërbimeve bankare dhe turizmit.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit