-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Gani Xhaka dëshmon sot kundër Ivanoviqit dhe katër të tjerëve

Më të lexuarat

Seanca në Gjykatën Themelore të Mitrovicës në veri të këtij qyteti kundër Oliver Ivanoviqit dhe katër serbëve tjerë, të dyshuar për vepra të rënda penale ndaj popullatës shqiptare të kryera mes datës 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000 në veri të Mitrovicës do të vazhdojë sot, ndërsa dëshmitar do të paraqitet Gani Xhaka.
 
Në gjykimin e djeshëm kundër Ivanoviqit, Dragolub Delibashiqit, Ilija dhe Nebojsha Vujaçiq dhe Aleksandar Llazoviqit, para trupit gjykues të EULEX-it dëshmoi, Shaip Canhasi.
 
Ai rrëfeu se natën në fjalë ka qenë në banesën e tij bashkë me bashkëshorten dhe një polic të UNMIK-ut nga Jordania, kur 6 deri në 8 persona kanë hyrë me dhunë dhe kanë vrarë gruan duke shkrepur dy plumba mbi të, përcjell kp.
 
Sipas tij, personat që kanë thyer derën dhe kanë kryer vrasjen, nuk kanë qenë të uniformuar, por civilë, dhe nuk u janë parë armët./G.E/kohaislame
 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit