1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

QËNDRIMET/ Diferenca boshnjake me atë kosovare ndaj Izraelit dhe heshtja e Tiranës

Më të lexuarat

Prej qëndrimeve të deritanishme në rajon kundrejt Izarelit, asaj çfarë ky shtet ka ndërmarrë në Gaza, një ofensivë e radhës, e egër sigurisht, me viktima edhe fëmijë, nisur prej përplasjeve të fundit në Jerusalem, veçon ai i anëtarit të presidencës boshnjake Shefik Xhaferoviç.

Sapo Netanjahu, në mënyrë diversioniste lëshoi një falenderim për vendet që e mbështesnin Izraelin, ku pas SHBA vinte Shqipëria, por që aty qe dhe Kosova, Xhaveroviç refuzoi që aty të ishte Bosnja dhe dha këtë përgjigje:

“Mesazhi im drejtuar Kryeministrit Netanyahu është që Bosnja dhe Hercegovina nuk i mbështet dhe nuk mund të mbështesë vrasjet e civilëve të pafajshëm në Gaza nga forcat ushtarake izraelite”.

Ky mbahet qëndrimi më dinjitoz deri më tani në rajon.

Nga ana tjetër, Kosova, me një fat të përbashkët me Bosnjen, ofroi një qëndrim që konsiderohet aspak dinjitoz dhe në kontraditë me vetë kauzën kosovare.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës shkroi në Twitter:

“Si çdo vend, Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për të mbrojtur popullin e tij nga më shumë se 2,000 raketa të qëlluara ndaj civilëve vetëm nga Hamasi, i cili mban peng civilët palestinezë në luftën e tij”.

Ndërsa Tirana zyrtare ende nuk ka shprehur qëndrim. Më i fundit i saj është ai i refuzimit të linjes amerikane për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit dhe zhvendosjen aty të ambasadës. Qeverisja Rama tha se zgjidhte të mbante linjen europiane në zhvillimet e atyshme. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit