0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Maqedoni e Veriut, kreu i partisë “E Majta” solidarizohet me Palestinën

Më të lexuarat

Deputeti, njëherësh edhe kryetar i partisë “E Majta” (Levica), Dimitar Apasiev, në shenjë mbështetjeje dhe solidariteti me popullin palestinez, në foltoren e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, u paraqit me shallin për të përfaqësuar Palestinën, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Në bombardimin e Gazës nga ana e Izraelit, këtyre ditëve jetën e kanë humbur qindra civilë mes të cilëve edhe 40 fëmijë! Kur flasim për 40 fëmijë të vdekur, lehtë është ta shikojmë shifrën si edhe një statistikë tragjike, por ato janë jetë njerëzish, me rrëfimet e tyre dhe nuk mund të vihen vetëm në shifra”, theksojnë nga partia “E Majta”.

Më tej në njoftimin e partisë theksohen emrat e fëmijëve të vrarë nga sulmet izraelite, ndërsa postimi përfundon me hashtagun #FreePalestine (Palestina e Lirë).

Në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë që nga 10 maji e deri më tani në Rripin e Gazës kanë humbur jetë 212 persona, përfshirë 61 fëmijë dhe 36 gra ndërsa janë plagosur 1.400 të tjerë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit