8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Çfarë e pengon okuptarorin israelit që të prishë xhaminë Al-Aksa?

Më të lexuarat

Ideja e kthimit të hebrenjve në Palestinë u projektua me qëllimin kryesor të rindërtimit të Tempullit të Solomonit dhe krijimin e Mbretërisë së Izraelit nën udhëheqjen e Mesisë.
Ne do të përballemi me ato forca që duan të na heqin të drejtat në Malin e Tempullit.
Kjo u deklarua nga Kryeministri i entitetit sionist, Benjamin Netanyahu, dy ditë më parë, gjatë ceremonive zyrtare të mbajtura në Ein Kerem, “Mali Herzl”, për të përkujtuar hebrenjtë etiopianë që vdiqën gjatë rrugës për në Izrael.
Netanyahu shtoi se aktualisht po ndodh një konflikt rreth zemrës së Jeruzalemit … Nuk është një konflikt i ri, por më tepër një luftë midis intolerancës dhe tolerancës, midis dhunës ndër-fetare, rendit dhe ligjit (siç pretendon ai). Ky konflikt nuk është serioz, sepse ka qenë i pranishëm edhe qindra vjet më pare me ngritjen e tre feve monoteiste.
Ai shtoi se herë pas here, dominimi i njërës palë solli iniciativën për të përjashtuar dy palët e tjera. Hera herës rolet midis palëve ndryshonin duke përsëritur të njëjtën gjë. Mund të pohohet se gjatë gjithë historisë së gjatë të qytetit të Jeruzalemit, ne nuk kemi qenë dëshmitarë të një periudhe kaq të gjatë stabiliteti dhe sigurie, ku kërkohet liri e adhurimit dhe tolerancës për të gjithë, përveç nën sovranitetin izraelit që nga viti 1967.”
Kjo buqetë gënjeshtrash që Netanyahu rrëfen duke ngatërruar midis së vërtetës dhe gënjeshtrës, është vazhdim i iluzionit të mbjellë nga rabinët e hebrenj dhe pjesë e mashtrimit për të tjerët, se gjoja ata besojnë fuqimisht në ekzistencën e tempullit të Solomonit, i cili u ndërtua nga Profeti Solomon të jetë një tempull për hebrenjtë. Tempulli në gjuhën hebraike do të thotë Shtëpia e Zotit dhe disa pretendojnë se Zoti (në besimin e tyre) pasi u lodh të banonte mbi re dhe donte të jetonte në tokë, e ktheu atë në një shtëpi –Allahu është mjaft larg kësaj që ata pretendojën. Pavarësisht shumë kontradiktave që ekzsitojnë midis sekteve hebreje në lidhje vendin ku u ndërtua tempulli, hebrenjtë samaritanë besojnë se ai ishte ndërtuar në malin Gerizim në qytetin e Nablusit. Ata argumentohen me Librin e Ligjit të Përtërirë, një nga pesë librat e Teuratit. Për sa i përket hebrenjve që vijnë nga Britania dhe Amerika dhe të ndikuar nga protestantët, ata besojnë se Tempulli i Solomonit është nën xhaminë aktuale Al-Aksa, por ata i kthehen edhe një herë kontradiktave në lidhje me sheshin e Xhamisë Al-Aksa; disa prej tyre pretendojnë se tempulli është pikërisht nën Xhaminë Al-Aksa, disa prej tyre pretendojnë se është nën Kupolën e Shkëmbit, disa prej tyre e pretendojnë atë jashtë zonës së Haremit (sheshit) dhe disa prej tyre pretendojnë të jenë në majë të paneleve, të cilat janë në zonën e Haremit, larg dy xhamiave.
Kështu jetojnë hebrenjtë me gënjeshtra dhe sajesa. Nuk ka asnjë burim të besueshëm që vërteton ndërtimin e tempullit nga Profetit Solomon, paqja qoftë mbi të. Kur’ani Fisnik na tregon historinë e Davidit dhe Solomonit, paqja qoftë mbi ta, në disa vende dhe përmend historinë e Solomonit me Bilkisën, pupëzën, milingonën dhe xhindin. Disa nga këto ngjarje duken më pak të rëndësishme sesa tempulli, por përse Kur’ani i Shenjtë nuk ka folur për tempullin nëse vërtetë ai gëzonte këtë shenjtëri dhe madhështi të përmendur nga hebrenjtë?!
E vërteta, të cilën ata gjithmonë e mohojnë, është se ky tempull nuk ekziston përveç në librat e hebrenjve, të cilët janë libra që nuk janë të dokumentuar. Madje edhe vetë libri i tyre i shenjtë (Teurati) është pranuar nga shumë studiues hebrenj, të krishterë dhe historianë se ai nuk i ka shpëruar shtrembërimit, manipulimit, shtesave dhe shkurtimeve.
Ideja e kthimit të hebrenjve në Palestinë u ndërtua mbi qëllimin kryesor të rindërtimit të Tempullit të Solomonit dhe krijimin e Mbretërisë së Izraelit nën udhëheqjen e Mesisë së pritur.
Megjithëse pikëpamja Hebraike Ortodokse beson se nuk është e lejueshme të kthehesh në Tokën e Shenjtë pa pritur Mesian, gjë e cila konsiderohet shkelje e vullnetit hyjnor dhe e mësimeve të Teuratit, si rezultat i presioneve të krishtera protestante që mendojnë të kundërtën, pra që krijimi i Izraelit dhe ndërtimi i tempullit janë një parakusht për zbritjen e Krishtit, ka ndodhur një transformim i ri i hebrenjve, të cilin e shpreh lëvizja fetare sioniste, e cila e mohon idenë e pritjes që Krishti Shpëtimtari të drejtojë masat e hebrenjve. Po këtu bën pjesë edhe thirrja për t’u kthyer në Palestinë për të vendosur Mbretërinë e Izraelit dhe si pasojë edhe shkatërrimin e xhamisë Al-Aqsa dhe krijimin e tempullin të Solomonit.
Nëse hebrenjtë janë të etur për të shkatërruar Al-Aksën dhe për të ndërtuar tempullin … atëherë çfarë i pengon ata?
Biologu amerikan James Janning ka folur në vitin 1994 për planin hebre per prishjen e Al-Aksasë. Ai më parë ka kryer studimet biologjike në Jordani, Egjipt dhe Palestinë. Ai thotë: “Shumë sionistë izraelitë preferojnë të vazhdojnë me planin hap pas hapi. Nëse ata nuk e hedhin në erë xhaminë, atëherë ata dëshirojnë të shihen si të moderuar … Disa udhëheqës izraelitë po testojnë atmosferën politike për ndërtimin e tempullit krahas xhamisë. Nëse e arrijnë këtë, ata më vonë mund të heqin Haremit Sherif. Kjo është një lojë e pushtetit politik.”
Kur hebrenjtë pushtuan Jeruzalemin Lindor në Qershor 1967, i pari që hyri në Xhaminë Al-Aksa ishte Kryerabini i ushtrisë izraelite, Gjenerali Solomon Goren. Bashkë me të ishte edhe Gjenerali Uzi Narkis, komandanti i Frontit Lindor që pushtoi Jeruzalemin dhe Bregun Perëndimor. Aty u realizua edhe ngrtija e flamurit izraelit mbi Kupolën e artë të Shkëmbit. Gjenerali Uzi Narkis tha: “Ky është momenti i duhur për të hedhur në erë Kupolën e Shkëmbit. Bëjeni këtë dhe emri juaj do të regjistrohet përjetësisht në regjistrat e historisë.”
Kur Gjeneral Narkis e bëri të qartë se një veprim i tillë mund të bëhej vetëm në konfrontime ushtarake në kohë lufte, Goreni komentoi: “Nesër do të jetë tepër vonë për këtë.”
Pastaj, kur Moshe Dayan hyri në Xhaminë Al-Aqsa, ai i tha Gjeneralit Goren: “Kjo nuk është koha për të shkatërruar Al-Aksën” dhe kërkoi të ta hiqni flamurin izraelit nga Kupola e Shkëmbit.
Dhe përkundër faktit që hebrenjtë pothuajse kontrollojnë botën duke kontrolluar ekonominë globale, median, tregtinë e armëve, kompanitë ushqimore, kompanitë elektronike dhe softuerësh etj, dhe pavarësisht kontrollit të tyre mbi politikën botërore, në drejtimin e tyre të politikës në Amerikë, e cila qëndron në krye të sistemit ndërkombëtar, përkundër gjithë kësaj, rezistenca e popullit palestinez e bën të lartë koston e rrënimit, gjë që hebrenjtë nuk mund ta përballojnë:
Palestinezët e vitit 48’ arrijnë afërsisht në një milion e gjysmë palestinezë. Atyre iu imponua marrja e nënshtetësisw izraelite “de facto” në vitin 1948 pasi Tel Avivi njoftoi dëbimin e të gjithë atyre që nuk e mbajnë atë identitet. Por këta palestinëze janë ata që po drejtojnë betejën për mbijetesë dhe përballje me politikën e diskriminimit dhe racizmit dhe zhveshjen e tyre nga e drejta për strehim dhe barazi. Ky segment palestinez, i cili refuzoi zhvendosjen pavarësisht katastrofës dhe qëndroi në tokën e tij, u kthye me kalimin e kohës në një bombë demografike izraelite. Aktualisht, ata përbëjnë afërsisht 25% të popullsisë së entitetit sionist dhe brenda disa viteve ata do të arrijnë gjysmën e popullsisë, dhe kjo është ajo që shqetëson strategët hebrenj. Dy vjet më parë, një studim i lëshuar nga Instituti i Kërkimeve të Sigurisë Kombëtare Izraelite përmblodhi implikimet e këtij rreziku, kur tregoi se çekuilibri demografik në Galile dhe Negev (zonat në të cilat janë përqendruar arabët) përfshin një kërcënim gjeopolitik për Izraelin.
Por gjëja më e rrezikshme për entitetin uzurpues është që këta banorë, megjithë përpjekjet e shumta për t’i tjetërsuar dhe për t’i mbajtur larg Islamit, qëndruan të paprekur dhe madje iu përmbajtën dashurisë së tyre për Al-Aksën dhe mbështetjes së tyre për kauzën e saj. Me mijëra njerëz nga rajoni i 48’, veçanërisht të rinjtë, morën pjesë në mbrojtjen e Al-Aksasë nga sulmet izraelite dhe qindra prej tyre ishin të pranishëm në lagjen Shejkh Jarrah, të cilën kolonët hebrenj po përpiqen të sulmojnë. Kështu që këta palestinezë, qëndruan bashkë me banorët e lagjes Jarrah që u ngunjuan në shtëpitë e tyre duke u siguruan atyre furnizime me ushqime.
Përveç palestinezëve të vitit 48’, ka edhe palestinezë të tjerë në Bregun Perëndimor, të cilët numërohen afër tre milion, prej të cilëve Izraeli ka vuajtur shumë nga kryengritjet e tyre të njëpasnjëshme. Në fund, ka palestinezë nw Gaza, të cilët janë afro 1.7 milion dhe kanë raketa që arrijnë në Izrael.
Po, ajo që u arrit dje dhe është arritur edhe sot është një fitore me shumë kuptime:
Palestinezët i detyruan autoritetet e entitetit okupues të devijojnë marshimin e ekstremistëve hebrenj larg nga xhamia Al-Aksa.
Qindra mijëra të rinj palestinezë në Vijën e Gjelbër, nga fshatrat Arabe, në Bregun Perëndimor, në Gaza … nga Palestina në veri deri në jug … kanë arritur fitoren.
E ardhmja e Palestinës me siguri që marrë një tjetër drejtim me ketë rini të mrekullueshme.

 

Burimi: https://albayan.co.uk/

Nga Genc Plumbi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit