4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Polica e Kosovës konfiskoi një sasi të konsiderueshme të drogës

Më të lexuarat


Policia e Kosovës konfiskoi të hënën një sasi të konsiderueshme të substancës së dyshuar narkotike, kokainë. Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se aksioni i Policisë së Kosovës është kryer në koordinim me “institucionet e partnerëve tanë”. “Falënderoj institucionet e partnerëve tanë aleatë që ndihmuan në këtë zbulim dhe përgëzoj pjesëtarët e Policisë së Kosovës për kryerjen e shkëlqyeshme të detyrës së tyre”. “Republika e Kosovës, me të gjitha kapacitetet e saj, do të jetë e pakompromis në luftimin e të gjitha aktiviteteve kriminale, që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve dhe që sfidojnë sundimin e ligjit”, tha Sveçla në një postim në Facebook. Ai shtoi se pas 14 shkurtit, Republika e Kosovës “nuk do të jetë më streha e kriminelëve”. Më 14 shkurt, Kosova ka mbajtur zgjedhjet parlamentare, të cilat kanë sjellë në pushtet Lëvizjen Vetëvendosje – partinë nga e cila vjen ministri Sveçla. Policia e Kosovës nuk ka dalë ende me ndonjë raport, por mediat në Kosovë raportojnë se aksioni është kryer në Lipjan dhe se sasia e drogës së konfiskuar është rreth 300-400 kg.

/rel/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit