3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Britani, mblidhen mbi 315 mijë nënshkrime me kërkesën për sanksione ndaj Izraelit

Më të lexuarat

Numri i nënshkrimeve të mbledhura në Britani të Madhe me kërkesën që qeveria të vendosë sanksione ndaj Izraelit tejkaloi 315 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në tekstin në faqen e internetit të Parlamentit britanik kushtuar peticioneve, qeverisë iu kërkua t’i jepte fund tregtisë me Izraelin, veçanërisht në armatim.

Në një ditë numri i nënshkrimeve kaloi 315 mijë në peticionin ku theksohet trajtimi joproporcional i palestinezëve është fyerje për botën e civilizuar në lidhje me vendbanimet e paligjshme në Kuds të papranuara edhe nga bashkësia ndërkombëtare.

Qeveria britanike duhet t’u përgjigjet peticioneve që kanë arritur numrin prej 10 mijë ndërsa nëse numri i nënshkrimeve tejkalon 100 mijë, atëherë peticioni duhet të diskutohet në Parlament.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 10 maji, 197 persona, përfshirë 58 fëmijë dhe 34 gra humbën jetën ndërsa 1.235 të tjerë janë plagosur. Gjithashtu dhjetëra ndërtesa u shkatërruan plotësisht ose u bënë të papërdorshme.
/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit