4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kurti për herë të parë ballafaqohet me Vuçiqin në Bruksel

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do t’ia mësyjë sërish kryeqendrës evropiane. Ai këtë javë në Bruksel pritet të ketë një darkë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Ky takim joformal, i ftuar nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell po konsiderohet i dobishëm në përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale mes shteteve.

Megjithëse ky do të jetë takimi i parë ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq, i njëjti nuk pritet t’i paraprijë rifillimit të dialogut.

Ndërkohë, vizitat e shpeshta në Bruksel të Kurtit, opozitarët po i shohin si heqje dore nga gjitha kauzat politike të tij sa ishte në opozitë.

Takimin e 18 majit në Bruksel e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu.

Ai thotë se ky takim nuk do t’i paraprijë rifillimit të dialogut, por vetëm do t’i shërbejë komunikimit dhe diskutimit të të gjithë liderëve të rajonit me BE-në, për interesat e përbashkëta.

“Do të takohen të gjithë përfaqësuesit, përkatësisht liderët e Ballkanit Perëndimor. Ky lloj organizimi i shërben komunikimit dhe diskutimit ndërmjet të gjithë liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian mbi ato që konsiderohet interesa dhe qëllime të përbashkëta. Ashtu edhe mundësi e mirë që zhvillojnë̈ edhe diskutimi mbi marrëdhëniet bilaterale mes vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. Është forum shumë i mirë që të ketë diskutime të hapura mbi synimet e shteteve në raportet me BE-në dhe forma të tjera të bashkëpunimit”, thotë ai.

Kjo është vizita e dytë e kryeministrit Kurti në Bruksel prej kur ka marrë detyrën në mars të këtij viti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit