8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

SHOQËRIA CIVILE NË SERBI KËRKON LEJIMIN E THAÇIT NË BEOGRAD

Më të lexuarat

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) në Serbi ka mbështetur publikisht shkuarjen e zëvendëskryeministrit të parë të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në Beograd.
 
Ky rrjet rajonal i organizatave joqeveritare mbështet punën me të rinjtë në përballjen me të kaluarën, e cila përbën një kusht të domosdoshëm për pajtimin në rajon si dhe për bashkëpunimin rajona, dhe përpjekjet e Këshillit Rinor për Arsim në këtë fushë, transmeton agjencia serbe e lajmeve “FoNet”.
 
Është koha që edhe institucionet e shtetit të pranojnë këtë fakt dhe t’u ofrojnë përkrahje organizatës së apostrofuar dhe grupeve të ngjashme të të rinjve që kanë marrë përsipër një detyrë e cila përbën interesin më të madh për publikun, thuhet në deklaratë.
 
YIHR në Serbi shpreh besimin se prokuroria dhe policia me prioritet duhet të punojnë në zbulimin dhe ndjekjen penale të personave të cilët kanë u kanë dërguar kërcënime pjesëmarrësve të programit të organizatës joqeveritare “Këshilli Rinor për Arsim”.
 
OJQ “Këshilli Rinor për Arsim” i kishte dërguar ftesë zëvendëskryeministrit Thaçi për pjesëmarrje në konferencën “Ambasadorët e rinj për pajtim”, por më vonë, për shkak të fletëarrestit të Sllobodan Millosheviqit ndaj z. Thaçi dhe kërcënimeve ekstremiste-fashiste, e ka tërhequr ftesën. /rtk
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit