8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Shpikja e IBM-it, energji e pastër për të gjithë planetin

Më të lexuarat

Një ekip nga IBM-i kohët e fundit ka arritur të shpikë të ashtuquajturin sistem termik të përqëndrimit të lartë fotovoltaik (HCPVT), i aftë të grumbullojë energjinë e 2.000 diejve.
 
Procesi i kapjes së dritës së diellit prodhon ujë, i cili mund të përdoret për të prodhuar ujë të pijshëm të filtruar, apo për sistemet e prodhimit të ajrit të kondicionuar.
Shkencëtarët parashikojnë që sistemi HCPVT mund të sigurojë energji të qëndrueshme dhe ujë të freskët për komunitetet në të gjithë botën.
“Çdo çip me sipërfaqe 1 x 1 cm mund të konvertojë dhe të prodhojë mesatarisht 200-250 vat energji gjatë një dite tipike 8 orëshe me diell. Në sistemin HCPVT, në vend të ngrohjes së ndërtesës, uji në 90 gradë celcius kalon përmes një sistemi distilimi me membranë poroze, ku ai avullon dhe shkripëzohet. Një sistem i tillë mund të sigurojë rreth 30-40 litra ujë të pijshëm për metër katror të sipërfaqes së sistemit thithës në ditë, ndërkohë që ende prodhohet energji e pastër me kapacitet më shumë se 2 kilovat orë për ditë”, thuhet në një komunikatë të IBM-it.
Sipas Greenpeace, kjo teknologji mund të cilësohet si lojtari i tretë më i madh në industrinë e prodhimit të energjisë së qëndrueshme. Ata vlerësojnë se do të duhen vetëm 2% të sipërfaqes së shkretëtirës së Saharasë për të plotësuar të gjitha nevojat për energji të planetit.
Një problem i kolektorëve modern të energjisë diellore është se ata mund të thithin vetëm një sasi të vogël e minimale të energjisë, ndërsa pjesa më e madhe humbet e nuk mund të shfrytëzohet. Teknologjia e re në fjalë e eleminon këtë problem. Panelet diellore arrijnë të thithin aq shumë enegji sa, në raste të caktuara, rrezikojnë të shkrijnë vetveten nga sasia e madhe e energjisë së thithur.
Ky projekt i IBM-it është financuar nga Komisioni Zviceran për Inovacionin dhe Teknologjinë, me një investim prej 2,4 milionë dollarësh për zhvillimin e teknologjisë. Prototipët e parë janë prodhuar dhe po testohen./trt
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit