3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ambasadori izraelit në Beograd: E njohëm Kosovën nën presionin amerikan, njëjta Serbia veproi me marrëveshjen e Washingtonit

Më të lexuarat

Ambasadori i Izraelit në Serbi, Jahel Vilan, ka thënë për mediat në Serbi se vendi i tij ka pranuar pavarësinë e Kosovës nën presionin amerikan.

“Mos më keqkuptoni, është një temë e rëndësishme, por një histori tjetër. Vendimi i Izraelit që ta njoh pavarësinë e Kosovës është marrë pas presionit amerikan, ndryshe mos të harrojmë se është bërë në kuadër të marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës me SHBA-të, e jo me ne. Nuk po tentoj të fshihem pas kësaj, këtë vendim e ka marrë Izraeli pas shumë viteve që nuk e njohu Kosovën. Është kundër interesave tona në Serbi”, ka shtuar ambasadori izraelit në Serbi, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq i pyetur nga gazetari serb nëse Izraeli do ta rishikonte vendimin për Kosovën, ambasadori Vilan tha se nuk dëshiron të krijoj hapësirë për optimizëm tek opinioni në Serbi.

“Në këto momente nuk e shoh këtë mundësi. Marrëveshja është arritur. Izraeli ka pranuar Kosovën, kurse Kosova do ta vendosë ambasadën në Jerusalem. Nuk shoh tërheqje të njohjes së Kosovës derisa të dy palët pranojnë këtë marrëveshje”, ka shtuar ai.

E me insistimin e gazetarit që Serbia nuk e ka njohur Kosovën në asnjë marrëveshje, pasi edhe vetë kishte qenë në Washington kur është nënshkruar marrëveshja, ambasadori izraelit tha se nuk e ka parë atë marrëveshje.

“Pse do ta shikoja këtë dokument, nuk është marrëveshja ime, Serbia e ka nënshkruar këtë dokument. Nuk kam parë ndonjë demant nga Serbia dhe SHBA-të. Serbia kurrë nuk e ka mohuar se ka vënë nënshkrimin. Dokumenti ekziston me sa e di unë”, ka shtuar ai.

E lidhur me këto deklarata ka reaguar edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikolla Selakoviq, i cili tha se deklarata e ambasadorit izraelit që Serbia e “ka njohur Kosovën është plotësisht e pasaktë dhe se bëhet fjalë për “vrazhdësie”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit