6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

“Instagrami” censuron videon e festimit të hebrenjve gjatë zjarrit në xhaminë Al-Aksa

Më të lexuarat

Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Omer Çelik reagoi në lidhje me censurën e medias sociale “Istagramit” për Izraelin.

“Ata që e shndërrojnë urrejtjen në besim festojnë ndërsa vendi i adhurimit po digjet. Mediat sociale censurojnë ata që luftojnë me këtë urrejtje”, tha Çelik.

Në një deklaratë të bërë nga llogaria e tij në “Twitter”, Çelik reagoi për censurimin e videos së hebrenjve të cilët festonin për zjarrin e rënë në xhaminë Al-Aksa, e cila u postua nga Selçuk Bayraktar, Drejtor Teknik i kompanisë “Baykar”. Video u censurua me pretekstin se kishte shprehje urrejtje.

Duke bërë të ditur se ata që e shndërrojnë urrejtjen në besim festojnë ndërsa vendi i adhurimit po digjet, Çelik shkroi: “Mediat sociale censurojnë ata që luftojnë kundër kësaj urrejtje. Faktikisht ky censurim është shprehje e urrejtjes. Lufta jonë kundër gjuhës së urrejtjes do të vazhdojë”, tha ai.

“Sot njerëzimi është Gaza. Sot njerëzimi është Jerusalemi Lindor. Sot njerëzimi është Aksa”, vlerësoi zëdhënësi Çelik.

Edhe Drejtor Teknik i kompanisë “Baykar”, Selçuk Bayraktar, në deklaratën e bërë në “Twitter” në lidhje me censurimin e “Instagramit”, shkroi: “Vrasja e fëmijëve dhe civilëve, djegia e vendeve të adhurimit dhe vallëzimi në shoqërinë e këngëve gjatë shikimit është urrejtje, brutalitet, masakër. Hipokrizia juaj që “thoni liria e mendimit, të drejtat e njeriut” janë shkatërruar”, reagoi Bayraktar në komentin e tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit