4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Moon i Koresë së Jugut thotë se është ‘koha për të vepruar’ në Korenë e Veriut – përpara samitit me Biden

Më të lexuarat

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, tha të hënën se ai sheh vitin e fundit në detyrë si shansi i fundit për të arritur një paqe të qëndrueshme me Korenë e Veriut dhe tha se ishte koha për të ndërmarrë veprime mes bisedimeve të bllokuara mbi programet bërthamore dhe raketore të Pyongyang.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, komentet e Moon, në një fjalim që shënon vitin e katërt të presidencës së tij, vijnë përpara takimit të tij të parë me presidentin e SHBA-së, Joe Biden në Uashington më 21 maj.

Presidenti i Koresë së Jugut pritet të “shtyjë” Shtetet e Bashkuara të kërkojnë angazhim me Korenë e Veriut, megjithëse Biden ka treguar pak interes për ta bërë Korenë e Veriut një prioritet kryesor.

“Unë do ta konsideroj një vit të mbetur të mandatit tim si mundësinë e fundit për të lëvizur nga një paqe e paplotë, drejt një që është e pakthyeshme”, citohet të ketë thënë Moon. “Tani, koha për diskutime të gjata po mbaron gjithashtu. Është koha për të vepruar”.

Ndryshe, siç vihet në pah, administrata e Biden thotë se ajo kohët e fundit përfundoi një rishikim të politikave që kërkonte një qasje “praktike” të përdorimit të diplomacisë për të gjetur qëllime të arritshme për të bindur përfundimisht Korenë e Veriut të dorëzojë armët e saj bërthamore.

Dhe Moon tha se ai e mirëpriti përfundimin e rishikimit të politikës dhe se ajo demonstroi një “pikëpamje se ngërçi aktual në dialog nuk është i dëshirueshëm”.

Biden, megjithatë, nuk ka treguar asnjë shenjë të zbutjes së sanksioneve, të cilat kanë penguar përpjekjet e Moon për të filluar projekte ekonomike dhe turistike me Veriun dhe Shtëpia e Bardhë nuk ka caktuar një të dërguar të posaçëm për të trajtuar çështjen. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit